Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, flet Baba Mondi: Uroj që këto ditë të vështira t’i kalojmë me sukses

Baba Mondi ka bërë urimin e tij teksa ditën e sotme ka nisur Peligrinazhi prej 5 ditësh në Malin e Tomorrit.

Në një mesazh për qytetarët, Baba Mondi uroji që zoti të sjellë paqe në familjet e shqiptarëve dhe midis tyre.

Ai ka thënë se pelegrinët nga e gjithë bota janë të shumtë këtë vit në Tomor, e të gjithë luten për paqe, dashuri e harmoni mes njerëzve, nëse të gjithë jemi të bashkuar mund të mundim vështirësitë, e këtu iu referua edhe pandemisë COVID-19.

Baba Mondi u ndal dhe te situata e vështirë pandemike. Ai uroi që kjo situatë e vështirë të kalojë dhe falenderoi të gjithë ata që janë në krye të detyrës.

“Këto ditë janë të gjitha të shënuara se ne kujtojmë dëshmorët që ranë në fushën ku 72 veta dhanë jetën. Në këto 10 ditë ne mësuam  vuajtjet e profetëve, nga Ademi te Muhamedi, për paqen, demokracinë, për mirësinë mbarënjerëzore. I tha kundërshtarit të vet ja ku e ke pushtetin, merre. E dha jetën për të vërtetën. Edhe këtë muaj muharrem , që është viti i ri për fenë islame, ne bëmë festën e Ashurës dhe tani po bëjmë këto ditë të shenjta në Abaz Ali. I lutem zotit për mirësinë e dashurinë. Për të na larguar të këqijat dhe për të sjellë të mirat, si dhe për të na larguar dhe këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. I lutemi të bëjnë një kurban për të mirën tona, për të jetuar në këto ditë të vështira, me sakrificë dhe mund. Njerëzit vijnë, cclirohen nga energjitë negative. Ka raste që njerëzit vijnë këtu, rrinë dy-tre ditë për të marrë energji. Të mos ketë rrëmujë, të ketë dashuri. Uroj që këto ditë të vështira t’i kalojmë me sukses. Falenderoj të gjithë ata që janë në krye të vështira. Uroj që të gjithë shqiptarët të kenë paqe dhe dashuri midis njëri-tjetrit”,

 përfundoi fjalën e tij Baba Mondi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement