Bilanci nga Kosova/ 52 fëmijë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shifra të frikshme vijnë nga Kosova sa i takon situatës me koronavirusin. Mësohet se në 24 orët e fundit janë identifikuar 52 fëmijë të prekur nga koronavirusi. Sipas informacioneve të marra ata janë deri në moshën 9-vjeçare.

Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se 265 persona janë nga mosha 10-19 vjeçare, 507 janë nga 20-29 vjeç, 447 janë 30-39 vjeç, 420 nga 40-49 vjeç, 296 persona nga 50 deri në 59, 183 persona janë të moshës 60-69, 76 persona të moshës 70-79 dhe 33 persona mbi 80 vjeç.

Situata me koronavirus po përkeqsohet më shumë  nga dita në ditë. Shifrat e infektimeve po arrijnë numra rekord dhe aspak në ulje.

Krahas masave të marra nga shteti i Kosovës përsëri nuk është vënë re një ulje në numrin e infektimeve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së bashku me autoritetet e tjera u bëjnë thirrje qytetarëve të shtetit të Kosovës të tregojne një kujdes maksimal për veten e tyre dhe për të afërmit në mënyrë që të parandalpjnë përhapjen e varianteve të reja.

Krahas infektimeve të moshavë të mëdha, Covid-19 nuk lë pas të prekë edhe fëmijët. Pediatria e Kosovës është pothuajse plotë pasi numri i fëmijëve që shtrohen të infektuar është në rritje nga dita në ditë.

MSH dhe institucionet tjera shëndetësore në vazhdimësi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Dje, Kosova ka pranuar nga SHBA-të edhe 35 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement