Aksidenti i trefishtë në Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë. Nga të dhënat e para mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik -Fushë Krujë.

Ka qenë automjeti i llojit “Mercedez Benz”, ai që po udhëtonte me një shpejtësi të lartë dhe në tentativë për të bërë një parakalim, ka goditur makinën tjetër. Më pas është përplasur me një tjetër makinë që po udhëtonte në të njëjtin aks gjithashtu.

Autoritetet policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë arritur menjëherë në vendngjarje nga ku kanë bërë të mundur dhe dërgimin e të lënduarve në spital nga ku po marrin dhe trajtimin spitalor të specialuzar. Ende nuk dihet gjëndja e tyre shëndetësore nëse është e normalizuar apo jo.

Të plagosur kanë mbetur dy persona, drejtues mjetesh. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e plota sesi mund të ketë ndodhur e gjithë ngjarja e aksidentit.

Njoftimi i policise:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut ” ,janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete , ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement