Aksident i rëndë në Levan-Fier/ Plagosen 3 gra, dy prej tyre nënë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në by-passin Fier-Levan, ku janë përfshirë dy atomjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga.

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit. Të plagosurat janë tre gra, dy prej të cilave nënë e bijë.

Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës.

Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime.

Mësohet se njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement