Zëdhënësi i DASH jep lajmin: 6 mijë njerëz në pritje për t’u larguar nga aeroporti i Kabulit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tregoi se ShBA-të po bëjnë përpjekje për të rritur ritmin e evakuimeve amerikane dhe afgane në aeroportin e Kabulit, i cili është bllokuar nga talebanët e armatosur.
Prince tregoi se 6 mijë njerëz janë evakuuar tashme dhe pritet të nisin fluturimin në orët e ardhshme drejt SHBA.
Pikat kontrolli nga talebanët dhe grumbullimet e njerëzve që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për të fluturuar krijon kaos në aeroport, duke ngadalësuar rimtin.
Kjo bën të vështirë zbatimin e afatit të 31 gushtin për evakuimin e sa më shumë personave nga SHBA.
E ndërkohë shumë shtete të tjera janë bër bashkë dhe po punojnë që të sigurojnë kalimin e sa më shumë refugjatëve afganë në vende të tjera ku ata do të gjejnë strehim. Por talebantët siç duket janë kundra këtij strehimi që u ofrohet popullit të Afganistanit dhe herë pas here ka bërë të mundur bllokimin e lëvizjes duke mos lejuar kalimin e refuigjatëve afganë të kalojnë në strehat e tyre.
Ishte presidenti i SHAB, Joe Biden ai që dha një premtim se do të siguronte që asnjë amerikanë, apo afganë bashkëpunëtorë të mos lihej pas.
Sipas tij kjo nënkupton se përpjekjet do të vazhdojnë edhe përtej afatit zyrtar të vendosur në marrëveshjen me talebanët.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement