Policia kontrolle të shtuara në rrugët interurbane, vendos 34 gjoba dhe pezullon 15 patenta

Policia Rrugore ka monitoruar me rradarë gjatë ditës së sotme në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan në Dopaj. Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut. Po ashtu nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar. Po ashtu janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan në Dopaj

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Elbasan-Tuneli i Krrabës-Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidentet rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh:

Qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Shijoni fundjavën por mos fluturoni në rrugë se në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorgjatëDrejtimit

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement