“Na mban shumë orë në punë dhe nuk paguan”! Salt Bae në gjyq, NUSRETI paditet nga punonjësit e tij

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe (Nusret), dhe pronar i restorantit më të shtrenjtë që shërben biftek dhe që tashmë është hapur në shumë qytete të mëdha në të gjithë botën – Nju Jork, Miami, Stamboll, Dubai, Abu Dhabi dhe Mikonos po përballet me drejtësinë. Ai akuzohet se ka detyruar shumë nga punonjësit e tij të punojnë jashtë orarit për të cilat ata nuk janë paguar.

Por sot, ai po përballet me një proces gjyqësor nga pesë ish-punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement