Johnny Depp dhe Amber Heard përfundojnë në gjyq

Johnny Depp ka siguruar lejen për të ngritur një padi për shpifje prej 50 milionë dollarësh kundër ish-gruas, Amber Heard.
Aktorja ka hedhur akuza ndaj Depp se ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj saj
Pavarësisht se Depp humbi gjyqin me tabloidin britanik “The Sun”, të cilin në një artikull të vitit 2018, e etiketonte atë si “dhunues të gruas”, atij i është lejuar të vazhdojë padinë në lidhje me ish gruan. Që prej këtij skandali, aktori nuk ka marrë pjesë në filma.
Ai u detyrua të tërhiqej nga filmi në të cilin luante “Fantastic Beasts”. Këtë javë, në intervistën e tij të parë nga gjyqi, Depp tha se beson se po bojkotohet nga Hollivudi.

Depp dhe Heard do të përballen përsëri në sallën e gjyqit në Prill të vitit të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement