Erdogan i gatshëm për dialog me talebanët: Nëse trokasin, do ua hapim derën

epa08081319 A handout photo made available by the Malaysia Department of Information showsTurkish President Recep Tayyip Erdogan reacting during 1st Round Table Session on the Kuala Lumpur Summit 2019, in Kuala Lumpur, Malaysia, 19 December 2019. KL Summit 2019 is a four-day gathering steered by its chairman, Malaysia Prime Minister Mahathir Mohamad, that runs 18 to 21 December. The summit is organized to provide a platform for leaders and intellectuals to discuss issues pertaining to the muslim world. Qatari Emir Sheikh Tamim Hamad Al Thani, Turkish President Recep Tayyip Erdogan and Iranian President Hassan Rouhani will all be in attendance. EPA/FANDY AZLAN / DEPARTMENT OF INFORMATION HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë një konference për shtyp ka shprehur gatishmërinë e tij për të dialoguar me talebanët në rast se është e nevojshme.

Ndër të tjera Erdogan është shprehur se Afganistani përbëhet nga vëllezër e motra myslimane dhe Turqia nuk ka për t’ua mbyllur derën.Më tej gjatë fjalës së tij Erdogan ka treguar se Turqia do të strehojë 300 mijë refugjatë afganë me ose pa dokumenta.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta. Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”- theksoi ai.

Po ashtu ai nuk ka kursyer as kritikat për perëndimin dhe vendet islamike që neglizhuan për 20 vite situatën në Afganistan që solli tashmë eksodin pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Sjellim në vëmendje se talebanët në Afganistan kanë marrë sërish pushtetin duke kontrolluar me forcë territorin e shtetit teksa mijëra afganë bashkëpunëtorë ndër vite të NATO-s dhe SHBA duhet të evakuohen pasi u rrezikohet jeta e familja. Shqipëria deri më tani pritet të strehojë përkohësisht 3 mijë afganë, por grupi i parë nuk ka mbërritur ende për shkak të trazirave të vazhdueshme në aeroportin e Kabulit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement