Disa vatra zjarri ende aktive në vend, ja çfarë thotë ministri i Mbrojtjes

Në vendin tonë janë ende aktive disa vatra zjarri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ato janë vendosur nën kontroll dhe se nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuar.

Peleshi ndër të tjera ka shkruar se veç ndërhyrjes nga ajri, vijojnë ende punën në terren Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile.

“Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave.”, ka shkruar Niko Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes ka theksuar gjithashtu se roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.

Njoftimi i plotë i Niko Peleshit

Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave.

Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement