Zjarret në Kukës, “Laku i Thive” dhe pylli me pisha në parkun kombëtar nën pushtetin e flakëve

Situata me zjarret në Qarkun e Kukësit vijon të mbetet problematike. Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile, në Majën e Rrunës situata vazhdon të jetë kritike tek vendi i njohur edhe si “Laku i Thive”. Po ashtu një tjetër vatër zjarri aktive është në pakun natyror Korab-Koritnik. Kjo vatër ende nuk është vënë nën kontroll dhe flakët kanë përfshirë një pyll me pisha në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin mali i Koritnikut.

Ndërsa vatra e zjarrit që ishte aktive në zonën pyjore afër fshatit Metaliaj është vënë nën kontroll.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës. Vatra e zjarrit të rënë në pyll pishe në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin mali i Koritnikut Nj.Ad Tërthore zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik është aktive, me gjithë punën e bërë kjo vatër zjarri nuk është vënë nën kontroll.

Vatra e zjarrit të rënë në zonë pyjore afër fshatit Metaliaj Nj.Ad Fajza (Has) është izoluar dhe po punohet për shuarjen e plotë të saj” mbyllet njoftimi.

Sjellim në vëmendje po ashtu se në të gjithë vendin janë ende dis vatra zjarri aktive.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement