Të pasurit dhe bizneset e mëdha bëjnë më shumë evazion në Shqipëri

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në strategjinë e vitit 2021 zbulon se janë individët e pasur dhe bizneset e mëdha që kryejnë më shumë evazion. Madje në mos deklarimin e xhiros më së shumti rastet janë konstatuar në sektorin e turizmit, ndërtim dhe bare.

Individët e pasur dhe bizneset të mëdha janë kategoritë që bëjnë më shumë evazion fiskal në Shqipëri.

Në strategjinë për vitin 2021, Drejtoria e Përgjithshme e  Tatimeve konstaton se pagat deklarohen më pak sa janë në realitet, si dhe nuk bëjnë deklarimin e saktë të blerjeve.

Mosdeklarimi i të gjithë punonjësve nëndeklarimi i pagave dhe kontributeve, mosdeklarimi i të gjitha të ardhurave, duke përfshirë mosdeklarimin e përdorimit të kasës fiskale dhe lëshimit të kuponëve, deklarimi i rremë i blerjeve, janë rastet më të shpeshta të shkeljeve.

Subjektet që kanë aktivitet turizmin, kafenetë dhe restorantet, ndërtimi dhe nëndeklarimi i pagave në profesione të caktuara janë shkeljet më të përsëritura.

Por tatimorët shprehen se pasi janë kontaktuar, kompanitë kanë reaguar pozitivisht.

Megjithatë me aplikimin e sistemit të fiskalizimit çdo individ do të ketë mundësinë të verifikojë nëse fatura e blerjes është e regjistruar në sistem.

Në strategji shtohet se para nisjes së këtij procesit ishin vënë re skema të ndryshimit të pragjeve të regjistrimit, duke ndryshuar xhiron, pakësim artificial të xhiros, ndarja e biznesit për të qëndruar nën prag apo dhe deklarim si i vetëpunësuar.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement