Dy aksidente në pak minuta, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një  25 vjeçar ka aksidentuar një këmbësor. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.14 në qytetin e Durrësit, ku shtetasi me inicialet R.B., 25-vjeç ka përplasur me motor shtetasin me inicialet H.D., 69-vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:00  është regjistruar një tjetër aksident automobilistik në Fushë Krujë, ku një makinë është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi me inicialet F.A., dhe pasagjerja në mjet shtetasja me inicialet B.A., 35-vjeçe. Mësohet se të dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Informacione paraprake

Durrës/ Rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, Durrës, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/ Rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement