Popullsia e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë

Sipas Eurostat Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket njohurive bazë të dixhitalizimit, ku vetëm 21 përqind e popullsisë ka njohuri mbi zhvillimin e teknologjisë.

Madje dhe Bosnja dhe Kosova e lënë pas vendin tonë ku 29 përqind janë Koherent me zhvillimet
Në krahun tjetër Holanda, Zvicra dhe Finlanda kryesojnë listën e shteteve të Evropës. Sondazhet janë kryer mbi teknologjinë e informacionit, komunikimin etj.
Sondazhet tregojnë se thuajse 42 përqind e popullsisë Europiane nuk kanë njohuri bazë në dixhitalizim, 37 përqind e tyre janë në punë.
Në raport ngrihet shqetësimi për programe të modernizimit në arsim dhe në aftësim. Kjo për shkak të shpejtësisë me të cilën po rritet ofrimi i shërbimeve online çka sjell probleme në përgatitjen e të rinjve.
Punësimi i ekspertëve të informacionit dhe komunikimit është një problem më i madh në Shqipëri sesa në vendet Europiane duke e parë këtë si një sfidë për bizneset.
Në vendet e Europës mungojnë specialistë të TIK-ut për të mbushur vendet e lira të punës në të gjitha sektorët të ekonomisë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement