Shi, breshër dhe tornado! Parashikimi i frikshëm që prek dhe Shqipërinë, çfarë na pret pas të nxehtit afrikan dhe zjarreve

 

Severe Weather, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje dhe duke mos përjashtuar mundësinë për një tornado gjithashtu.

Që pasditen e sotme, agjencia në fjalë parashikon ndryshime të motit, pas valës së të nxehtit afrikan. Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që pritet të preken nga ky ndryshim moti në Ballkan. As Turqia nuk bën përjashtim.

“Rrezik i lartë është lëshuar për Kroacinë jugore, Bosnjën jugore, Serbinë jugperëndimore, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut me një kërcënim erërash të forta që mund të shkaktojnë dëme të mëdha, breshër gjigant, reshje të rrëmbyeshme që sjellin përmbytje.

Edhe një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh erërat mjaft të forta jug-juglindore përgjatë bregdetit juglindor të Adriatikut, afërsisht nga Kroacia, dhe më në jug përgjatë Malit të Zi në bregdetin shqiptar,”- shkruhet në artikull.

Shqipëria dhe shumë vende të tjera në rajon e botë janë përfshirë nga zjarre të shumta për 13 ditësh, ngjarje që kanë sjellë dëme të mëdha në zonat e prekura, duke shkaktuar edhe viktima. Dhe, zbauar në këtë parashikim, natyra nuk ka ndërmend të qëndrojë e qetë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement