Juventusi i lodhur me Sassuolo mbi Locatelli, i bën presion me yllin e Ligue 1!

Asnjë e re! Telenovela e tregut e lidhur me të ardhmen e Manuel Locatelli vazhdon të mos ofrojë kthesa: pavarësisht kontakteve të përsëritura, Juventus dhe Sassuolo mbeten në pozicionet e tyre përkatëse dhe të papajtueshme.

Megjithë interesin e fortë të bardhezinjve dhe vendosmërinë e mesfushorit për të kaluar te Massimiliano Allegri, negociatat po përjetojnë një fazë qetësie, e cila fillon të lodhë disa nga lojtarët kryesorë të saj.

Një arsye, që Zonja e Vjetër, të fillojë të mendojë për zgjidhje alternative: nëse kthimi përfundimtar i Miralem Pjanic, ose plani B Bakayoko, është tashmë në fletore, në orët e fundit Juve raportohet në gjurmët e Renato Sanches.

Interes real apo i përshtatshëm për te ndikuar te  Sassuolo? Në tregun e transferimeve, e dini, luhet edhe strategji…

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement