“Hakmarrja e Edi Ramës e miliarderit Soros”, Berisha: Dorëzova sot padinë në Gjykatën e Parisit

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në konferencë për median nga ku ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj Sekretarit Blinken.

Berisha: Së pari ju falenderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën e kam thirrur për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time në Gjykatën e Parisit. Siç iu kam njoftuar më parë, pas vendimit të Blinken për të shpallur mua non grata, unë autorizova avokatin të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati dorëzoi padinë, do të merrni dëshminë e dorëzimit të saj. Sipas avokatit im bazohet në precendetë të mëparshëm dhe me parimin se për shpifjen nuk ka imunitet.Avokati im dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit.

 Pas vendimit për të shpallur non grata mua e familjen eshte bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarrës i Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros. Ne gjykate dua te mbroj dinjitetin tim”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement