Zjarret në vend, Rama: Aktualisht 13 vatra aktive, në Fushë-Arrëz rrezikohen banesat, kemi dërguar një helikopter

Kryeministri Edi Rama ka pasqyruar situatën aktuale të zjarreve në vend. Sipas kreut të qeverisë, në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë aktive 13 vatra zjarri, nga të cilat vetëm 1 është përbën rrezik për të përfshirë banesat. Bëhet fjalë për vatrën në Fushë-Arrëz, ku sipas kryeministrit është dërguar një helikopter për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, në Karaburun sipas tij, po punohet nga toka e ajri për të normalizuar gjendjen. Kujtojmë se gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se rreziku më i madh ndodhet pikërisht në gadishull, pasi ekziston mundësia që flakët, favorizuar nga erërat e forta, mund të zhvendosen në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;
Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement