Prezenca e variantit Delta në vend, a do të hapen shkollat? Ministrja Kushi zbulon gjithçka

Prezenca e variantit Delta në vend, ka bërë që rastet e reja ditore me COVID të shënojnë rritje të ndjeshme, krahasuar me javët e fundit.

Ekspertët janë të mendimit, se afrimi i turistëve këto muaj, por edhe prania e këtij varianti 40% më infektues së më të parat, do të rrisë më tej infektimet. Kësisoj, ekzistonte frika, se mësimi në shkolla në shtator, do të vijonte të bëhej online.

Por ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka treguar çdo të ndodhë më 1 shtator. Ajo ka thënë se ka nisur puna për rregullimin e ambienteve të shkollave, si lyerja, dezinfektimi dhe rehabilitimi i mjediseve, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e vitit të ri akademik.

“Mirënjohje 🙏 për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.👍”, shkruan ministrja Kushi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement