‘Për çfarë dreqin na duhet qeveria kur fajin e ka gjithmonë Saliu!?’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen e tij në FB, ngre një pyetje retorike për këtë lloj qeverisje që kanë aktualisht shqiptarët.

Sipas Manjanit sa herë që në vendin tonë ndodh ndonjë fatkeqësi natyrore, kur vendi përmbytet, digjet e bien tërmete, qeveria nuk është gjëkundi.Por pavarësisht kësaj…fajin si gjithmonë e ka vetëm Sali Berisha!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Bie shi-përmbytemi. Bie borë-bllokohemi. Vjen vapa-digjemi në zjarre. Bie tërmet- flemë në rrugë. Kur sëmuremi- vetëshërohemi. Kur kemi ndonjë mosmarrëveshje- e vetëzgjidhim. Ujin e pijshëm- e pompojmë të na vijë në shtëpi.

Për ç’a dreqin duhet qeveria?!

Ah po edhe kur votojmë-na e vjedhin vullnetin me gjithë votë…

Për çfarë duhet qeveria?!

Mos ndoshta duhet të dalim të gjithë në televizor e të shesim pordhë, që të mos ketë radhë më për qeverinë..?!

Për nder funksionojmë më mirë pa qeveri. Do kishim një hall më pak në kurriz… Do liroheshin helikopterët nga fluturimet VIP, trafiku nga eskortat e zhurmshme, shpenzimet publike nga piranjat…

Edhe lejet e ndërtimit i ndajmë vetë më mirë sesa i ndan qeveria. Me këtë rast do shpëtonim nga tenderat dhe koncensionet…

Më mirë pa qeveri sesa me këtë qeveri, që vetëm rren e s’e ke për një ditë të vështirë…

Nejse, si gjithmonë fajin e ka?

Saliuuuu…

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement