E pabesueshme/ Rriten infektimet, qyteti kinez ku doli koronavirusi pritet të ribllokohen

Wuhani, i cili njihet gjerësisht si qyteti ku shpërtheu pandemia e COVID-19 pritet t’i nënshtrohet një ribllokimi, për shkak të rasteve të reja me virusin që u evidentuan atje. Sipas raportimeve,

Kryeqyteti Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të fundit në fund të vitit 2019, mbylli zonën e rrugës ”Zhuankou”, zonë zhvillimi ekonomik, kur autoritetet lokale konfirmuan tre raste të reja të variantit Delta, që besohet të jetë shumë ngjitës.
Masa u njoftua me një shënim nga Komisioni Bashkiak i Shëndetit, ndërsa rrjeti shtetëror kinez, CCTV foli për disa zona në mbyllje paraprake.

Wuhani ka njoftuar gjithashtu edhe testimin e të gjithë banorëve të tij, si një përgjigje e menjëhershme kundër Covid-19, pas konfirmimit të shtatë infeksioneve, të parat pas më shumë se një viti.

”Qyteti me 11 milion banorë po fillon me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse të acidit nukleik tek të gjithë banorët”, shpjegoi një zyrtar i lartë i Ëuhanit në një konferencë shtypi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement