Bayern ‘troket’ në dyert e Juventusit për mbrojtësin e ekipit, bardhezinjtë caktojnë çmimin

Edhe pse kanë deklaruar se nuk do të bëjnë transferime të “çmendura”, drejtuesit e Bayern Munich, janë vendosur në kërkim të një mbrojtësi. Ata kanë trokitur në dyert e Juventusit, për të kërkuar informacion për Danilo.

Anësori i djathtë shihet me sy të mirë nga tekniku Nagellsmann, i cili e do brazilianin me çdo kusht në bavari.

Ndërkohë, Juventus s’mund t’i thoshte jo një oferte të duhur. Nëse gjermanët do të ofronin rreth 30 milionë euro, ata do të ishin të lumtur të ndaheshin me mbrojtësin. Aktualisht negociatat janë të ngrira, ndërsa Bayern pritet të kthehet sërish në ditët në vijim, për të diskutuar ndonjë formulë që në fund do të lumturonte të gjitha palët. Një problem mbetet dhe rroga e lartë që mbrojtësi merr në Torino. Ai përfiton 4.5 milion euro, jo pak në këto kohëra ku futbolli ndodhet në një krizë të thellë për shkak të pandemisë.

Juventus aktualisht nuk ka ndërmend të shesë mbrojtësin e krahut dhe i ka kërkuar Bayern-it një shifër që është rreth 30 milionë.

(Maska.al)

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement