Aksident tragjik gjatë garave me motora, ndërron jetë piloti 14-vjeçar (VIDEO)

Piloti 14-vjeçar Hugo Millan ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në MotorLand , teksa po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi.

Ai fillimisht arriti të lëvizte dhe shihet në pamjet e publikuara, duke tentuar të dilte nga pista.

Por për fat të keq, një tjetër pilot e përplas atë aksidentalisht, duke i marrë kështu jetën.

 

Millan mori trajtim urgjent në pistë, e më pas, u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë.

 

Por për fat të keq, mjekët e kishin të pamundur ta mbanin në jetë, pasi adoleshenti kishte marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement