Tenderat në Fier/ Petro Koçi i përgjigjet rivalit demokratit: Tosun Baçi nuk i kompromonton dot qëndrimet tona!

Kryetari i PS-së së Fierit, Petro Koçi i është kundërpërgjigjur akuzave të rivalit demokrat Luan Baçi në lidhje me punësimet dhe tenderimet në qytetin e Fierit.

Kryeu i PD në Fier,  Luan Baçi edhe pse ishte pro apelit të lëshuar nga Koçi që SPAK të hetojë mbi prokurimet publike, deklaroi për “Breaking” se Koçi nuk ishte i sinqertë, pasi situatën në Fier e dinte prej kohësh dhe se kjo lëvizie bëhej për shkak të luftës brenda llojit në PS.

Koçi me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se Baçi nuk mund të devijojë qëndrimet e tij në luftën kundër korrupsionit dhe ta kanalizojë si luftë e brendshme brenda PS-së. Petro Koçi tha se opozita është shumë hapa mbrapa.

Postimi i plotë i Petro Koçit:

Qendrimet tona kunder se keqes nuk i komplekson dhe nuk i kompromenton dot as Tosun Baci e as plaku Mere.
Opozita eshte shume hapa mbrapa.
Opozita ska takat te shkule dot regjimin Berisha ne PD e jo me te luftoje semundjet shoqerore dhe politike te kohes.
Taktika per te krijuar perceptimin se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit eshte lufte e brendshme ne PS eshte driteshkurter.
Kjo eshte nje ceshtje mbareshoqerore dhe institucionale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement