Vrasja që tronditi Greqinë/ Dalin detaje të reja, ekspertiza mjeko-ligjore: E tërhoqi zvarrë nëpër shkëmbinj…

 

“E rrahu dhe e tërhoqi nëpër shkëmbinj, derisa e hodhi në det”, thuhet në ekpertizën që iu bë trupit të Garifalias, vajzës së re 26-vjeçare që vrau i dashuri të premten e “zezë” teksa po pushonin në ishullin helen, Folegandro.

“E ka rrahur kaq shumë, sa ajo ka humbur ndjenjat. Ai më pas e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë, derisa e hodhi në det, ku vdekja e saj erdhi nga mbytja.”.

Kështu shkruhet në raportin mjekësor mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Greqi e që ka tronditur shtetin fqinj, që e krahasojnë si të njëjtë me vrasjen e britanikes Caroline një muaj më parë.

Sipas “Prothema” raporti mjekoligjor përcakton se – Trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u tërhoq nga deti, kishte të nxira nga një grusht në syrin e djathtë, kishte gërvishtje në anën e djathtë dhe mbrapa, si si dhe një plagë prej 4-5 cm në anën e djathtë të kokës.

Sipas ekspertëve ligjorë, ai e ka shtyrë në det kur ajo nuk ishte e vetëdijshme dhe si pasojë është mbytur.

Ngjarja ndodhi 6 ditë më parë, teksa çifti kishte vendosur të kalonte pushimet në ishullin, ku Garifalia la frymën e saj të fundit. Sipas dëshmisë së autorit, gjithçka ndodhi kur Garifalia ngatërroi rrugën e destinacionit ku po shkonin. Kështu, fjalë pas fjalë zënka mori përmasa të mëdha, por askush nuk e kishte menduar se do të ishin kaq të mëdha sa do t’i merrnin jetën 26-vjeçares, në lule të rinisë.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur opinioni publik është tronditur nga vrasja makabre e Caroline dhe tani kjo…

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement