Tiranë, makina e policisë përplas 55-vjeçarin me biçikletë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku është përfshirë një mjet i policisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement