“Shtatori parashikon qarkullim më të dendur të virusit”/ Tomini zbulon simptomat e variantit Delta

 

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për situatën pandemike në vend dhe ka zbuluar se ka sinjale dhe elementë të dyshimtë për mbërritjen e variantit Delta në Shqipëri.

Ajo shprehet se rastet e dyshimta jan ëdërguara në laboratorin e Berlinit dhe pritet të dalin rezultatet.
E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Tomini u shpreh se varianti Delta është shumë herë më i transmetueshëm dhe shoqërohet me dhimbje koke, por ndryshe nga Covid-19, nuk janë prezentë nuhatja dhe shija.

“Ne kemi më se dy javë që flasim për sinjale dhe elementë të dyshimtë. Me t’u marrë kampionët e dyshuara, janë dërguar në Berlin. Elementë sinjalistikë të diagnozës laboratorike u mbështetën edhe nga të dhëna epidemiologjike. Njerëzit që kanë pasur këto elementë të dyshimtë janë izoluar patjetër. Sëmundja transmetohet përmes spërklave, por transmetueshmëria e tij është shumë herë më e lartë. Absolutisht, Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Ashtu siç ka thënë dhe OBSH, në gusht do të shënohet piku i variantit Delta.

Ka shenja më të lehta se Covid-19, nuhatja dhe shija nuk janë prezentë, por është dhimbja e kokës. Nuk duhet neglizhuar nga asnjë, edhe nga ata që janë vaksinuar.

Ashtu si me Covid-19, edhe me këtë variant fëmijët preken, por nuk janë me simptoma, apo raste të rënda klinike. Është shumë e rëndësishme që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike. Qytetarët duhet të vaksinohen me të dyja dozat. Popullata duhet ta kuptojë që janë në kohën e duhur për t’u vaksinuar, tani është koha për të mos e humbur kohën për t’u vaksinuar”, shprehet ajo.

Ndërka Tomini shprehet se Shatori parashikon një qarkullim shumë herë më të dendur dhe se ndoshta do të paraqesë rastë të variantit Delta.

“Meqenëse sinjalet janë dhe ne jemi në pritje të rezultateve, një sy i epidemiologut është shumë i rëndësishëm për t’u vlerësuar. Dërgimi i këtyre mostrave ka gjasa për t’u vlerësuar mirë. Shtatori parashikon një qarkullim shumë herë më të dendur dhe ndoshta do të paraqesë raste të Deltës, por sigurisht edhe rezultati nga Berlini mund të jetë për mbërritjen e këtij varianti. Ne kemi dy javë që kemi sinjale dhe dyshime të forta përkundrejt qarkullimit”, tha zëvendësminsitrja Tomini.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement