Po zien Tirana! Eli Fara jo vetëm këngëtare, e angazhuar edhe në punët e Mbrojtjes dhe Mjedisit, udhëtime punë për klimën dhe efektin serë. Kë ministër shoqëronte jashtë vendit

 

Një lajm lidhur me këngëtaren shqiptare, Eli Fara, i publikuar nga faqe online të cilësuara si të “dorës së dytë” ka nxitur reagime të forta në rrjet. Sipas faqeve që e kanë postuar efekt zinxhir dhe “copy-paste”, këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara ka mbajtur një post në administratë.

E jo një dosido por drejtoreshë. Sipas burimeve të tyre nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që të kishte të njëjtin staf.

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”. Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian

Duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit. Por nuk ndalet këtu! Në artikull shkruhet edhe se gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projektit por që kurrë nuk ka bërë asnjë zhurmë në media lidhur me çështjet që ka trajtuar për natyrën e Shqipërisë.

Deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar për të mohuar apo për të sqaruar pozicionin e tyre në gjithë këtë histori. Por duket se është kthyer në një “hit” duke u shpërndarë pafund në çdo rrjet social. \

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement