Operuan të plagosurin në masakrën e Velipojës, mbeten në burg 2 mjekët dhe infermierja

Gjykata e apelit në Shkodër nuk ndryshoi masën e sigurisë për dy mjekët e QSUT Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Kjo e fundit vendosi t’i lërë në burg 3 të arrestuarit që janë të dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ato u vunë në pranga pas masakrës së ndodhur në plazhin e Velipojës, pasi dhanë ndihmën mjekësore një prej të plagosurve në këmbim të marrjes së një shume parash sipas akuzës së ngritur nga ana e policisë.

Avokatët mbrojtës deklaruan përpara trupës gjykuese se nuk ka vend për asnjë masë sigurie ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre mungojnë provat për akuzat e ngritura.

Edhe avokatja e infermieres kërkoi masë më të zbutur, por prokurorja e çështjes Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë që dha shkalla e parë, atë të arrestit me burg

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari i Apelit, Tonin Sterkaj vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca nisi që të mërkurën por u shty për të enjten për shkak se prokurorja e apelit kërkoi të njihet më gjatë me aktet e ekspertimit dhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Avokatët mbrojtës paraqitën një raport vlerësimi të performancës së mjekëve gjatë punës së tyre si dhe gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore, por që nuk u morën parasysh nga gjykata e apelit.

Rruga tjetër që pritet të ndjekin avokatët e mjekëve mësohet se është rekursi në gjykatën e lartë, ndërsa një rrugë tjetër mbetet edhe kërkesa për zëvendësim mase në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Në seancën gjyqësore të shkallës së parë mjekët i kanë mohuar akuzat duke thënë se janë marrë vetëm me operacionin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement