“Nuk është puna ime të të bëj të ndihesh mashkull”, kujt ia dedikon Ronela këta thumba të hidhur?

Ronela Hajati e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Këngëtarja nuk ka preferuar të japë kurrë detaje, por së fundmi ajo ka bërë disa postime thumbuese që duket se i dedikohen një mashkulli.

Para pak ditësh, ajo postoi disa foto të saj nga plazhi, shoqëruar me një shprehje që i tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

 

“Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme”, shkroi Ronela përkrah fotove të saj.

Ndërkohë sot po ashtu ka publikuar një tjetër shprehje, që lë vend për dyshim se ajo mund t’i ketë dhënë fund ndonjë lidhje këto kohë. Postimi i saj është shumë thumbues dhe kurioz jemi të dimë se kujt i dedikohen këto fjalë.

“Nuk është puna ime të të bëjë të ndihesh si burrë. Nuk mund të të bëj unë të ndihesh si dikush që nuk je”, shkruan Ronela në postimin e saj.

Kujtojmë se për një kohë të gjatë, Ronela është përfolur për jë lidhje dashurie me Young Zerkën. Në media ata janë cilësuar gjithmonë si çift, edhe pse dyshja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre. Mirëpo pak kohë më parë ata të dy ndanë rrugët me njëri-tjetrin dhe me aq sa kemi kuptuar nuk kanë ruajtur as raportet miqësore bashkë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement