Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja e njohur

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet familjes dhe te afermve te koleges se nderuar

Ndahet nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjecare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numur të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj dhe sidpmos ne hapesiren shqiptare.

Ajo eshte autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh familjes Isaku dhe te afermve, ngushellime per humbjen dhe e çmon kontributin e shkrimtares dhe gazetares se njohur si nje gjurme te pashlyeshme ne jeten publike dhe gazetarine shqiptare ne pergjithesi

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement