‘Kriminelët fitojnë tendera në Fier’/ SPAK në lëvizje pas deklaratës së Koçit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur verifikimin e deklaratës së ish-zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili pak ditë me parë tha se individë të botës së krimit dhe të drogës, kanë përfituat tendera publikë në Fier.

Koçi nuk përmendi emra konkretë, por i kërkoi SPAK-ut që të reagojë, dhe disa ditë më vonë, duket se ky institucion ka filluar nga puna, për të zbardhur ato që tha deputeti  i ardhshëm i parlamentit.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha ish-Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi një javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement