Eli Fara, drejtoreshë në ministri për 8 vite? Aktivistja nuk kursehet: Neveri! Qindra të rinj përplasin kokën për një vend pune…shqiptarët paguajnë edhe për teleromancën

Eli Fara, drejtoreshë në ministri për 8 vite? Aktivistja nuk kursehet: Neveri! Qindra të rinj përplasin kokën për një vend pune…shqiptarët paguajnë edhe për teleromancën

Aktivistja Elona Caslli ka komentuar lajmët që qarkullojnë në rrjet lidhur me postin që këngëtarja Eli Fara ka mbajtur në dy nga ministritë e vendit, atë të Mbrojtjes dhe Mjedisit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se nga zërat që qarkullojnë ndjen neveri dhe dhimbje pasi ka të rinj që përfundojnë studimet dhe nuk gjejnë një vend pune, ndërsa të tjerë marrin poste që nuk i meritojnë.

“Neveri deri në dhimbje. Ndërkohë që qindra të rinj shqiptarë vërtiten në boshllëk dhe përplasin kokën pas murit për një vend pune zonja në fjalë paguhet si “Drejtoreshë” për plot 8 vite në ministri ndërkohë që di vetëm të këndojë. Sikur mos të mjaftonte e gjitha kjo, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë edhe 65 seri të një teleromance. Post Scriptum- Grykësi e frikshme,”

-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Ditëve të fundit, media të ndryshme në vend, më konkretisht portale të dorës së dytë kanë publikuar të dhëna ku pretendojnë se këngëtarja shqiptare ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun. Mirëpo deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar lidhur me zërat që qarkullojnë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement