Njihuni me Elam, 92 vjeçarja që fiton gati 10 mijë dollarë për një postim si influencuese

Tashmë është kthyer në një trend dhe madje profesion termi ‘influencer’ pasi shifrat që paguhen personazhet për një postim apo reklamë janë tepër të larta.

Në rrjetet sociale si ndikuesja më e vjetër në botë, është, Helen Ruth Elam e njohur në Instagram si Bedi Winkle, e cila pavarësisht nga mosha e saj, është shumë e njohur dhe është një konkurrencë serioze për kolegët e saj shumë më të rinj.

Të dhënat e publikuara, treguan se Elam, 92 vjeç, fiton deri në 9,815 dollarë për një postim të sponsorizuar dhe ka mbi 3,6 milion ndjekës. Elam me origjinë nga Kentaki, SHBA u bë e njohur në internet në moshën 85-vjeçare dhe etiketimi i saj viral “të vjedh burrin që nga viti 1928” ka siguruar që ajo të qëndrojë në qendër të vëmendjes që nga ajo kohë.

‘Granfluencers’ të tjerë të shquar përfshijnë ikonën e modës Lyn Slater, e cila mund të bëjë deri në 2,984 dollarë për një postim.  Dhe sigurisht ekziston # MrStealYourGrandma, Irvin Randle i cili gjeneron zakonisht $ 1,400 për postim, dhe çifti Tsuyoshi dhe Tomi Seki, të cilët mund të fitojnë deri në 3,292 $ për një postim të veshjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement