Me KËMBËT në timon! I riu drejton automjetin në rrugë, përballë i kalon kamioni i bardhë, nuk shqetësohet për jetën e tij

 

Aksidentet rrugore mund të parandalohen kur shoferët janë të kujdesshëm, mirëpo kujdesi vetëm në këtë video që nuk është. Në videon e postuar nga ‘Aksidentet rrugore’ shihet një djalë i ri që nuk zgjedh të udhëtojë me duar në timon por gjysmë i shtrirë me këmbët që i vendos para xhamit ndërsa në sfond dëgjon muzikë me volum të lartë.

Përballë tij kalon një kamion dhe i riu as në këtë rast nuk denjoi që ti hiqte këmbët nga timoni dhe të merrte drejtimin me duar. Pamje të tilla janë të frikshme dhe shkak për aksidente tragjike.

https://www.facebook.com/AksidenteRrugore1/videos/243128190987226

Rasti i fundit që u bë publik nga kjo faqe e që u morën masa, ishte për të riu që u ngjit sipër makinës për një video në ‘Tik Tok’. Nuk dihet nëse policia do të identifikojë të riun e nëse do të merren masa për të.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement