“Lija e mjamunit” prek më shumë se 200 njerëz në SHBA, nga dyshohet se mbërriti sëmundja

 

Më shumë se 200 njerëz në 27 vende të SHBA janë kontraktuar me “lijën e majmunit”, thonë zyrtarët e shëndetit.

Ata thonë se sëmundja infektive mund të ketë ardhur nga një burrë nga Teksasi që kishte vizituar Nigerinë në fillim të këtij muaji, informon albeu.com.

Burri, që dyshohet se është i infektuari i parë me këtë sëmudje që nga vitit 2003, u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Deri më tani nuk janë regjistruar raste të reja.

Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë fillimisht ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pafuqi.

Më pas shkakon skuqje në fytyrë, pastaj përhapet në pjesë të tjera të trupit, më shumë në pëllëmbë të duarve dhe në shputa të këmbëve, informon albeu.com.

Skuqja, e cila mund të jetë jashtëzakonisht e kruar, ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme para se të formojë zgjeben, duke e bërë trupin me puçrra.

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta dhe ndonjëherë i ngjajnë lisë së dhenve, dhe pastrohen vetë brenda disa javësh.

“Lija e majmunit” ndonjëherë mund të jetë më e rëndë, megjithatë, 1 në 100 raste që është vdekjeprurëse, sipas CDC./

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement