Hodhi të dashurën nga shkëmbi! ZBULOHET receta, vrasësi merrte ilaçe anti-skizofreni, dyshimi që kanë hetuesit për ndryshimin e dozave…

 

 Mediat greke kanë publikuar një dokument-recetë, e cila ka të bëjë lidhur me trajtimin e Dimitris Vergos, i cili disa ditë më parë vrau të dashurën e tij duke e hedhur nga shkëmbi. Receta kishte në përbëjë kryesore medikamentin “Rispelen”, një ilaç antipsikotik për pacientët që vuajnë nga skizofrenia.

Receta

Sipas informacionit, Dimitris Vergos, një javë para se të nisej për pushime me 26-vjeçaren Garyfallia, kishte vizituar një psikiatër, duke iu ankuar se nuk po ndjehej mirë. Ndaj dhe dyshohet se kohët e fundit mund që t’i ishin ndryshuar ilaçet.

Çfarë është Rispelen?

Rispelen është një ilaç antipsikotik që i përket një klase të re të substancave antipsikotike që rrjedhin nga familja e benzisoxazoleve. Rispelen përdoret për trajtimin e grupeve të pacientëve me skizofreni, zbut çrregullimet emocionale etj. Efekti i ndryshimit të medikamenteve dyshohet se mund të ketë çuar autorin e vrasjes drejt aktit ekstrem, megjithatë pritet që të vendoset nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premtën mbrëma, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpërtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement