Protesta në Lungomare, reagon Rama: Doni muzikë, shkoni e kërceni në natyrë

Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter u është përgjigjur biznesmenëve vlonjatë që kanë nisur një protestë.

Rama thotë se nuk do të ketë muzikë pas orës 23:00. Ndërsa u bën thirrje të gjithë vlonjatëve që nëse duan të kërcejnë e këndojnë, të shkojnë në natyrë, pyje.

 

Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement