“Kur hajdutëria i kalon kufijtë e gjeniut”, Gazetari denoncon subjektin privat

Gazetari Mariglen Kume nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka denoncuar një situatë në Belsh teksa ka shkuar të aplikonte për kartë identiteti, tek zyra rajonale e Postës Shqiptare.

Postimi i plote

🔴🔴🔴Kur hajdutëria i kalon kufijtë e gjeniut

Sot isha ne #Belsh per te aplikuar per karten e re te identitetit per bashkeshorten. Shkojme rreth ores 9 e 30 te tek zyra rajonale e Posta Shqiptare per te blere kuponin. Por kur pyes, punonjesi pergjigjet: Nuk ka pz, me mbaruan e vijne te tjerat ne oren 12:00. Koha nuk me priste sepse te dy duhet te ktheheshim per ne Tirane sepse ishim ne pune. Nderkohe pyes nje mikun tim ne Belsh se ku mund te gjej sa me shpejte?
Pergjigja qe me dha, ne fillim me habiti: Shko tek Gazi (nje biznes privat qe shet materjale te ndryshme). Ne fillim thash: po ky cfare lidhje ka me kuponat?! Ok, shkoj tek subjekti dhe i kerkoj nje kupon per karte identiteti. Sigurisht nuk mund te ndodhte qe te mos kishte.
Sa te detyrohem e pyeta?
2 mije lek (te reja) me tha. Nderkohe vlera tek kuponi shenon 1500 leke.
E pyeta serish mikun qe me tregoi se ku kishte kupona, se si ka mundesi qe ketu te biznesi ka ndersa te Posta Shqiptare jo? Kjo pergjigje me irritoji fare.
Miku: Kuponat qe mberrijne tek Posta i merr subjekti privat dhe i jep me 500 leke te reja me shume se vlera reale qe e leshon “ALEAT” dhe me pas fitimin e ndajne biznesi me punonjesin e postes
😡😡U shokova, edhe ketu duan te vjedhin?! Po nuk ka e pak njerzillek qe tek njerezit, familjet e zones qe me 500 leke kaloj e edhe 3 dite duan te vjedhin?
🤔Jam i sigurt qe po ta dinte me heret Posta Shqiptare do kishte marre masat e duhura, megjithate nuk eshte kurr vone.
Gjithashtu e di se nuk eshte pergjegjesi e drejteperdrejt e deputetit te zones #TaulantBalla, por duhet te njihet me kete shqetesim dhe sigurisht e gjen zgjidhjen

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement