Katër këshilla si ti mbroni flokët gjatë verës

Më poshtë ju listojmë disa këshilla ski të mbroni flokët nga dielli:

1. Nëse dëshironi të keni flokë të bukur dhe të shëndetshëm gjatë verës dhe t’i mbroni nga të gjithë ata faktorë që i dëmtojnë, atëherë padyshim që ia vlen të gjeni superushqimin që vepron si një multivitaminë për flokët dhe i forcon . Sepse, ashtu si trupi dhe flokët tuaj kanë nevojë për “ushqimin” më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë për të ruajtur formën e tyre. Përveç ndjekjes së një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme, është e rëndësishme të përdorni produktet e duhura që do të forcojnë flokët tuaj dhe do t’i ndihmojnë të mbajnë lëndët ushqyese që i duhen.

2. Aplikoni mirë shampon. Për të shmangur efektet negative të verës në flokët tuaj, përpiquni gjithashtu të aplikoni shampon në mënyrën e duhur. Kujdesuni që të mos e teproni me sasinë dhe mos harroni të pastroni plotësisht kokën.
3. Kremi kundër diellit për flokët: Është mirë të mos e harroni, sidomos sa herë që shkoni në plazh ose kur e dini që do të ekspozoheni në diell për një kohë të gjatë.
4. Prerjet e shpeshta të flokëve: Ju mund t’i doni shumë flokët tuaj të gjatë, por, siç rekomandojnë shumica e ekspertëve, prerjet e shpeshta të flokëve do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe majat e djegura më lehtë dhe në të njëjtën kohë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement