Si e kaloi natën e parë në qeli vrasësi i 20-vjeçares

 

Babis Anagnostopoulos, burri vrasës i Caroline e kaloi natën e tij të parë në burg i qetë.

Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek, Korydallos, pas vendimit të djeshëm të trupës gjykuese.

Mediat fqinje raportojnë se 33-vjeçari hyri në qelinë e tij rreth orës 21.30 dhe nuk kërkoi asgjë. Sot, në orën 11:00 të mëngjesit, ai do të ketë një takim me drejtoreshën e burgut, në mënyrë që ajo të formojë një imazh të parë të të burgosurit të ri. Piloti 33-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike.

Sipas informacionit, zona 6-të, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, përveçe e qetë është edhe e sigurisë më të lartë. Vrasësi i rrëfyer në këtë krah është së bashku me Panagiotis Vlastos dhe Nikos Maziotis me të cilët do të jetë në oborr, ndërsa në të njëjtën qeli ai ka një oficer burgu i cili është arrestuar për trafik droge në Janinë. Sipas informacionit, Menios Fourthiotis dhe George Koutsolioutsos i Folli Follie janë po ashtu në të njëjtin krah.

Anagnostopulos ka bërë testin për Covid dhe ka dalë negativ. Në të kundërt ai do të qëndronte në karantinë 14 ditë. Vrasësi i rrëfyer  do të ndjekë programin e burgut dhe normalisht do të jetë në oborr me të gjithë të burgosurit e tjerë të zonës specifike ku ndodhet.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement