Vr*sja e 20 vjeçares në Greqi/ Nis fushata në rrjet: Mbani vajzat larg burrave më të mëdhenj në moshë

 

Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, në të njëjtin krevat ku edhe po flinte foshnja e tyre 18-muajshe ka tronditur opinionin publik. Rrjeti ka shpërthyer në komente duke nisur një fushatë: Drejtësi për Karolinën, ndërsa ndajnë mendimet e tyre lidhur me ngjarjen.

Shumë komente u kërkojnë prindërve që të mbajnë larg vajzat e tyre nga burrat më të mëdhenj në moshë, nga frika se do të kenë të njëjtin fund si e reja britanike.

“Ju e takuat kur ishte 15 vjeç. 17 vjeç ajo pësoi abort spontan. 19 vjeç, ajo u bë nëna e fëmijës suaj. Në moshën 20 vjeçe, e vrave ti burrë 32 vjeç. Jam e tronditur. Dhe e frikësuar nga shoqëria jonë. Ruani vajzat,”-shkruan një prej komentuesëve. Ndërsa po ashtu kanë nisur edhe shpërndarjen e fotos së tyre të dasmës me komentin: S’ka më Caroline!

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement