Rudina Hajdari pranon se vajza është e vetmja gjë që e mban lidhur me bashkëshortin

 

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Rudina Hajdari u largua drejt Amerikës për të takuar ish-bashkëshortin e saj, i cili padyshim kërkonte që të kalonte kohë dhe me vajzën. Atë kohë mediat shkruan se ka pasur edhe një krizë në çift me bashkëshortin.

Në daljen e parë në “Ftesë në 5”, Hajdari foli për marrëdhënien e tyre dhe tha se largësia sjell gjithmonë probleme, megjithëse ata po ia dalin shumë mirë që të ruajnë raportin për hir të vajzës.

 

Hajdari la të kuptohej se raporti me bashkëshortin e saj mbahet për hir të vajzës, dhe duket se lidhja e tyre si çift nuk është më njësoj.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.

Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik, se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj këtë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë.

Këto katër vite e kemi pasur të vështirë raportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces”, tha Hajdari, e cila shtoi se pushimet e verës do ti kalojë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement