PD mbledh Kryesinë/ Bardhi: Analizë e masakrës zgjedhore 

 

Siç ishte paralajmëruar Partia Demokratike pritet që të mbledhë sot Kryesinë, në një mbledhje qe do të realizohet në orën 11:00. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi njofton kryesinë për mbledhjen dhe i njeh ata për rendin e ditës.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement