Ja sa vjeç mbushi Zaimina Vasjari

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen e sajë të 34, në një festë madhështore.

Në llogarinë e saj në Instagram, Zaimina publikoi ca pamje nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq një yll e veshur me një fustan të bardhë, që i tregonte më së miri linjat.

“Eshtë ditëlindja ime”- shkroi këngëtarja krahas fotove, ndërsa vërshuan komentet e urimit të fansave.

Vitin e shkuar, në një intervistë për “Prive”, Zaimina tregoi detaje për jetën e saj personale, zgjerimin e familjes dhe dasmën. E pyetur nëse e ka në plan ta bëjë Khloen me motër ose vëlla, Zaimina u përgjigj se e bija i ka dy motra. Megjithatë, ajo u shpreh se do një familje të madhe, prandaj mendon që ta bëjë vajzën me një vëlla.

“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, tregoi Zaimina.

Zaimina tregoi se në të ardhmen do bëjë dasmë dhe zbuloi disa detaje.

“Dua një ceremoni jo tradicionale. Do e bëj jashtë, e di vendin ku e dua. Të gjithë dasmën e kam të detajuar në mendje si do e bëj, por nuk ka ardhur momenti akoma”, tha ajo.

Kujtojmë se Zaimina dhe partneri i saj, Klodian Asllani janë prindër të një vajze, Khloe-s.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement