Gjykata e Posaçme konfiskon pasurinë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij 

 

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilaj dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

Moisi Habilaj vijon të jetë në arrati pasi ia doli t’u shpëtonte karabinierëve italianë gjatë kohës që ishte në arrest shtëpie atje.

Muajin e shkuar, Gjykata e dënoi Moisi Habilajn me 10 vjet burg, dënim që iu shtua atij të Italisë, që e ka dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Për anëtarët e tjerë të grupit, Nazer Seitajn, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn, gjykata shqiptare vendosi për secilin nga 9 vite burg.

Grupi i drejtuar nga vëllezërit Habilaj ka trafikuar nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane rreth 300 mln Euro drogë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement