Basha: Zgjedhjet e 13 qershorit treguan vullnetin e demokratëve

 

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement