KUJDES/ Nëse partneri/ja mban ish-in në raport shoqëror, ja si e shpjegojn ekspertët

Kur një marrëdhënie dashurie përfundon, nuk është e thënë që ata dy persona të urrehen deri në “vdekje”. Secili vazhdon jetën pa e kthyer kokën pas. Por ka një kategori personash që preferojnë të mbeten miq me ish-in e tyre edhe pas ndarjes.

Për këta persona do të shkruajmë diçka që ndoshta nuk do t’i pëlqejë shumë. Studiuesit në universitetin e Oakland kanë bërë një studim për marrëdhëniet mes dy personve që kanë qenë çift dikur.

Nga ky studim ata kanë zbuluar se njerëzit me personalitet të errët (jo të mirë), preferojnë të mbajnë ish-at e tyre si miq.

Ata kanë edhe një arsye tjetër për t’i mbajtur rreth e rrotull ish-at e tyre; marrëdhëniet intime. Sipas tyre, mund të mos jesh më çift, por mund të kryesh marrëdhënie intime me ish-in.

Këta persona mendojnë se është më e lehta ta mbash ish-in si mik, sesa t’i shkëpusësh lidhjet me ta.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement