“Kemi një qeveri spektakli”, Baçi: Prish ndërtimet pa leje në bregdet në mes të sezonit turistik

Studiuesi Agim Baç është shprehur se mënyra se si  u prish Teatri Kombëtar, dhe mënyra e prishjes e ligjit për të favorizuar një pronar ishte arbitrare.

I ftuar në Ora News, Baçi tha se Teatri është prishur tashmë, por Gjykata Kushtetuese ka në dorë që të vënë në vijë një drejtësi morale.

Baçi: Mënyra se si ndodhi me Teatrin Kombëtar, me historinë e qytetit dhe mënyra e prishjes dhe e ligjit për të favorizuar një pronar ishte arbitrare. Prishja u bë një ditë para se të mbyllej gjendja e jashtëzakonshme, ashtu sikurse ndodhte në komunizëm. Teatri është prishur tashmë, por Gjykata Kushtetuese ka në dorë që të vënë në vijë një drejtësi morale. Sigurisht që ne kërkojmë që edhe disa perona të ndëshkohen lidhur me përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje, nëse ka pasur akte të paligjshme.

Gjithçka nga ana e qeverisë është reklamë dhe propagandë. Rama ka nisur aksione direkt pas zgjedhjeve, sikur të ishte në opozitë për 8 vite. Ndërtimet aty kanë qenë këto vite, nuk është se erdhën nga qielli. Ky është humor për të qeshur dhe për të qarë, se kryeministri vetë i ka lënë këto ndërtime, sidomos para zgjedhjeve për vota. Më vjen keq që jemi një qeveri e tillë spektakli. Kur kemi sezon plazhi dhe shpresojmë që të vijnë njerëz nga trojet shqiptare, por ne i presim me të tilla aksione kur duan të bien në sytë njerëz të caktuar.

Baçi tha se demokracia nuk trashëgohet, por mbahet me njerëz demokratë dhe se indiferenca e qytetarëve është aleati më i madh i këtij pushteti.

Baçi: Demokracia nuk trashëgohet, por mbahet me njerëz demokratë. Indiferenca e qytetarëve është aleati më i madh i këtij pushteti. Këtë gjë e ne e shohim në jetët tona. Kur nuk shqetësohen njerëzit për gjëra kaq publike,. Ne nuk kemi më kinema dhe as objekte kulturore të dikurshme. Vetëm Teatri Kombëtar kishte ngelur dhe këtë gjë e zbatoi Erion Veliaj, duke mos pasur më edhe teatër, kur në fakt ne si qytet na duhet 4-5 teatro. Ne jemi një vend që nuk kemi një kulturë demokratike.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement