‘Caroline donte të largohej nga shtëpia me fëmijën’/ Deklarata që përfshiu burrin si të dyshuar kryesor

Çështjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch duket se tashmë ka marr një kthesë 360 gradë. Hetuesit kanë dyshime të forta se nuk ka patur kurrë një grabitje në shtëpinë e çiftit dhe ka qenë bashkëshorti ai i cili ka ekzekutuar brutalisht nënës e fëmijës së tij.

Kontradiktat në të cilat ra piloti:

Sipas burimeve të policisë, burri i Caroline fatkeq ra në kontradiktat e mëposhtme:

Ai kishte dëshmuar se ishte i lidhur në një shtyllë, ndërsa u zbulua se ai ishte i lidhur në një pozicion fetal.

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij.

Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur me një shtizë.

Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 mesnatë të 11 majit, 32-vjeçarin Babi me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre përgjithmonë. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Caroline donte të largohej nga shtëpia me fëmijën

Ka dyshime se Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia me fëmijën dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar. Në fakt, nga sms-të që kanë shkëmbyer mes njëri-tjetrit, duket se çifti kishte fërkime. Informacioni thotë se edhe natën e vrasjes, duket se ata ishin grindur me viktimën që ishte në papafingo dhe pilotin në katin përdhes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement